E premte, 10 Janar, 2025

Nderohet me rastin e daljes ne pension mesuesja dhe drejtuesja Durime Lleshi


Mesuesja Durime LLeshi,pas rreth kater dekadash pune te palodhur dhe kontributi te cmueshem ne arsim,largohet dhe del ne pension.me kete rast   per nder te saj kolektivii i shkolles 9-vjeçare Xhevdet Doda Bulqize nen kujdesin personal te drejtoreshes se shkolles zonjes Lindita Kaja, organizoi nje dreke pershendetese. Mesuese Durime Lleshit kurre nuk iu nda ditari nga dora qe nga viti 1983 kur nisi punen per here te pare ne Kala te Dodes duke e mbylle aktivitetin e saj si mesuese dhe drejtuese ne shkollen Xhevdet Doda..Ajo u percoll me respekt te madh dhe konsiderate nga koleget e deridjeshem te punes ne kete shkolle.Drejtoresha e shkolles Lindita  Kaja dhe drejtori i zyres arsimore Bulqize i dhuruan Certifikata Mirenjohjeje, ku ato cmuan lart personalitetin dhe perkishtimin profesional te mesuese Durimes gjate gjithe kohes qe kishin kaluar bashke.ku nuk kurseu mundin dhe vullnetin e saj per te edukuar dhe mesuar gjeneratat e tera  Edhe mesuesja e dale ne pension Durime lleshi falenderoi kolektivin e mesuesve dhe drejtuesit e saj per vleresimin qe i bene punes se saj.        Ne fund nuk munguan edhe urimet nga koleget mesues qe kane punuar me mesuese Durimen ndervite.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit