Ne sallen eBibliotekes se qendres kulturore Bulqize eshte zhvilluar ceremonia e dhenjes se titullit “Qytetar ndreri” i Bulqizes Prof. Dr. Mustafa Xhani.Ne kete ceremoni moren pjese keshilltar te Keshillit Bashkiak Bulqize,familjare,kolege e te ftuar te tjere nga Bulqiza dhe zona e Martaneshit. Mori pjese edhe kryetari I Keshillit Bashkiak Gezim Xhafa dhe nenkryetarja e Bashkise Enkelejda Lleshi. Ne fillim te ceremonise u ekzekutua hymni I flamurit i cili u nderua nga pjesemarresit.Takimi u hap me nje prezantim te jetes dhe punes se Profesor Xhanit ku nder te tjera u tha se Prof. Dr. Mustafa Xhani është kirurgu urolog i mirënjohur i cili ka sjellë për herë të parë në Shqipëri kirurgjinë endoskopike dhe atë të rrugëve urinare!
Ka përvojë shumë vjeçare në nderhyrjet dhe patologjitë e aparatit urinar, tumoreve dhe anomalitë e lindura.Ka kryer per here te pare ne Shqiperi transplantin urinar! Nga viti 1992-2018 ka mbajtur pozicionin Shef i Departamentit të Urologjisë në Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza. Pedagog në Fakultetin e Mjekesise dhe pergjegjes per lenden e Urologjisë.Ka kontribuar ne formimin e pjeses me te madhe te urologeve ne Shqiperi! Profesor Xhanit gjate punes se tij i jane akorduar disa tituj e medalje te larta,si nga Presidenca,Bashkia e Tiranes dhe se fundi edhe nga Bashkia Bulqize. Ne emer te bashkise uroj mireseardhjen dhe pershendeti te pranishmit nenkryetarja e Bashkise Enkelejda Lleshi. Duke marre fjalen kryetari I keshillit bashkiak pershendeti ne emer te keshilltareve dhe i dorezoi titullin e akordua Prof.Dr Mustafa Xhanit. Edhe doktor Xhani duke marre fjalen pas dhenjes se titullit u shpreh i vleresuar nga vendimi I ketij keshilli dhe nga gjith qytetaret e kesaj zone duke sjelle raste te shumta gjate sherbimit te tij si mjek dhe drejtues duke vene ne rradhe te pare humanizmin qe e ka karakterizuar gjate gjithe kohes ku ka sherbyer.Ai beri falenderimet e tij per vleresimin qe i ka bere Keshilli dhe Bashkia Bulqize, duke I dhene kete titull dhe duke e quajtur kete edhe nje motivim me shume ne punen e tij deri ne fund te fuqise dhe mendjes se tij. Nje pershkrim te punes se tij beri edhe kolegu I tij dhe biri I kesaj zone Prof Dr Ahmet Kamberri dhe bashkeqytetari I tij Zenel Gjoni. Ne fund te kesaj ceremonie ne me mikrofonin tone morem disa opinioned he mbresa nga te pranishmit.