E enjte, 5 Dhjetor, 2024

VIJON E PA ZBARDHUR TRAGJEDIA E FAMILJES TOLA NE OSTREN


Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se ka një angazhim të madh për t’i ardhur në ndihmë e për tju gjendur pranë familjes Tola në Ostren të Bulqizës pas tragjedisë së të premtes së kaluar. Prefekti Shehu u shpreh se jo vetëm Bashkia Bulqizë por edhe institucionet e qeverisjes qendore janë angazhuar për tjua lehtësuar sadopak dhimbjen familjarëve që humbën të afërmit e tyre. Por, ai shtoi se vetëm analizat e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, do të përcaktojnë shkaqet e vërteta e për këtë duhet pak kohë.  Paraditen e 14 Shkurtit, 3 pjestarë të familjes Tola në Ostren të Bulqizës, nëna Rajmonda dhe dy fëmijët e saj Rudina e Fatjoni u gjetën të pajetë nga kunata e tyre në banesë. Ndërkohë, e mbijetuara e kësaj tragjedie është vajza tjetër Merita e cila ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit