Bashkia e Bulqizes po nderton nje park ne mes te qytetit te ri dhe te vjeter ne afersi te rruges se Arbërit. Ky park me hapsire rreth 7mije m2, me te gjitha parametrat bashkehore, do te jete së shpejti në shërbim të qytetarëve të Bulqizes. Sipas kryetarit te Bashkise Bulqize Lefter Alla ky vend ka qene kthyer ne nje vend grumbullimi të mbeturinave te ndryshme, por duke mare parasysh shqetesimin e qytetareve, bashkia vendosi te investojë per kthimin e tij ne nje park pushimi. Me buxhetin e bashkise dhe me ndermarjen e pastrim gjelberimit u vendos qe ky vend për mbeturinat te kthehej ne nje vend pushimi per qytetaret e Bulqizes.Sipas kryebashkiakut Alla, do te kete nderhyrje për sistemim rregullimin e mjediseve publike edhe ne lagjet e tjera te qytetit te Bulqizes në funksion të përmirësimit të jetesës për qytetarët.