Vijon te jete situatë shumë e rëndë sa i përket shërbimit të grumbullimit dhe tërheqjes së mbeturinave nga Bashkia e Dibres. Ndonëse në disa pika janë vendosur kotenjer, në shumë zona mbeturinat kanë pushtuar mjedisin. E tilla është situata edhe në afërsi të Maqellarës në rrugën e vjetër. Anash kësaj rruge tonelata mbeturina janë hedhur aty, mes tyre edhe qen të ngordhur. Kjo situatë në afërsi të Maqellarës është e përsëritur, ndërsa pak muaj më parë aty hidheshin edhe mbetje spitalore. Bashkia e Dibrës reagoi menjëherë pas bërjes së rastit publik në atë kohë, duke bërë një pastrim provizor, por siduket situata është rikthyer e ky vend shërben për hedhjen e mbeturinave nga banorët. Drejtuesit e mjeteve dhe banorë të Maqellarës shprehen se ata qe u takon ta bejne kete pune duhet ta zgjidhin përfundimisht problemin.Në mungesë të kontenjerëve, banorët shfrytëzojnë këtë zonë për të hedhur mbeturinat ndonëse ato përfundojnë në lum e shkaktojnë ndotje të madhe të mjedisit. Televizioni i Bulqizës shfrytëzon rastin që nëpërmjet kësaj kronike, të apelojë banorët të cilët hedhin mbeturinat këtu, të ndërgjegjësohen nga e gjithë ajo që po ndodh me Koronavirusin në vend dhe të mbajnë pastër ambientet nëpër të cilat kalojnë çdo ditë dhe të mos presin vetëm ndërhyrjen e Bashkisë!