E martë, 26 Nëntor, 2024

ZYRTARIZIMI I RASTEVE ME KORONAVIRUS NË VEND SHTON MASAT E KONTROLLIT NË DOGANËN E BLLATËS NË DIBËR


Zyrtarizimi i dy rasteve në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne ka bërë që në pikat doganore të vendit tonë të intenisifikohen kontrollet e personave që hyjnë, nëse janë bartës të virusit Kovid19. Edhe në doganën e Ballatës janë rritur kontrollet ku ato bëhet njëherësh për disa persona që hyjnë nga shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut. Drejtori i Njësisë Vendore të Shërbimit Shëndetësor Dibër, Hasan Manja tha se tashmë puna e grupeve të mjekëve të dislokuar aty është më intensive pas shfaqjes së rasteve tashmë edhe në vendin tonë. Ai shtoi se kontrollove tani ju nënshtrohen të gjithë personat që hyjnë, ndryshe nga më parë që kontrolloheshin vetëm të huajt.Manja tha se deri tani nuk ka patur asnjë rast të dyshimtë të të prekurve me koronavirus ndërsa janë hapur karantina në doganën e Bllatës dhe në Dibër.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit