Ky është 16 vjeçari Ramiz Çupi nga në lagjen e re të qytetit të Bulqizës. jeta e këtij 16 vjeçari është e varur nga kjo aparaturë të cilën e kanë marrë nga një spital në Romë të Italisë. Ramizi vuan nga sëmundja e distrofisë muskulare dhe për këtë ai ka marrë këtë aparaturë e cila kushton 15 mijë euro e që në Shtator duhet tja kthejë spitalit të Romës. Nëna e 16 vjeçarit, Liljana thotë se e kanë të pamundur tja sigurojnë privatisht një aparaturë të tillë djalit, pasi nuk kanë të ardhura ekonomike. Ajo shprehet se të vetmet të ardhura që marrin janë nga kempi që përfiton Ramizi rreth 20 mijë lek të rinj, pasi nuk marrin për kujdestarinë. Por këto para janë të pamjaftueshme vetëm për medikamentet që i duhen djalit e jo më të dalin për nevojat e tjera të familjes.Kryefamiljari Isuf Çupi thotë se nga e njëjta sëmundje 10 vite më parë humbi edhe një djalë i cili ndërroi jetë në moshën 22 vjeçare. Ai shprehet se me gjithë kërkesat e vazhdueshme të bëra për ndihmë në institucionet shtetërore, këta të fundit kanë heshtur.Prindërit e 16 vjeçarit i bëjnë apel çdo institucioni shtetëror apo shoqatave bamirëse që t’i ndihmojnë pasi ata vetë nuk kanë asnjë mundësi ekonomike.