Një minator 55 vjeç gjeti vdekjen këtë të mërkurë në një nga galeritë e Martaneshit në Bulqizë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 10 e 30 minuta, ku dyshohet se minatori me inicialet B.Xh është goditur nga një masiv shkëmbor gjatë punës në thellësi të minjerës. Policia bën të ditur se ka mbërritur në spitalin e Bulqizës rreth orës orës 10.45, pa shenja jete shtetasi Astrit XHafa. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish deputeti i LSI për Qarkun Dibër, Përparim Spahiu. Sipas tij, ngjarja është e rëndë dhe fatkeqësisht e përsëritur në nëntokën e Bulqizës. Në këto kushte, Spahiu thotë se statusi i minatorit është i vonuar dhe se do të ishte një ndihmë e madhe ekonomike për familjet që humbin të afërmit e tyre në minjera.Prej kohësh nuk ishin shënuar aksidente me humbje jetë në minjera, ndërsa vitet e fundit numri i minatorëve që kanë gjetur vdekjen në galeri është i madh.