Partia Demokratike- dega Bulqizë, ka mbyllur me sukses aktivet e Grup Seksioneve ne zbatim te vendimit nr.60 të PDSH, vendim që lidhet me angazhimin më të rëndësishëm politik në vend, per perfaqesimin politik për të zgjedhurit lokal dhe ata të pushtetit qendrorë, si produkt i vendimarrjes dhe përfaqësimit nga baza politike e partisë. Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët e PD është një nga zhvillimet më të rëndësishme jo vetëm të PD- së, por në politikën shqiptare, e cila duhet të përballojë zhvillime të rëndësishme në vend, por dhe për integrimin e vendit në BE dhe struktura të tjera globale. Dalja e figurave drejtuese nga baza është një garanci e njohjes së plotë të nevojave, resurseve dhe energjive që ka vendi. Përgjegjësia e plotë që përfaqësuesit politik dhe të zgjedhurit marrin në këtë rast, e bëjnë komunikimin nga baza në qendër dhe anasjellas efektiv.Kjo përvojë e re është pritur mirë nga anëtarësia e PD, pasi kjo shton fuqinë dhe mundësinë bashkëqeverisëse, prandaj PD/ Dega Bulqizë, kryesia dhe drejtuesit e tjerë të saj, kanë filluar zbatimin e vendimit zyrtar të PDSH-së. Pas takimeve në Ostren, që kanë filluar më 9 korrik, për të përfunduar me 15 korrik, ne mendojmë se do t’i afrojmë qytetarit tonë një drejtim të përgjegjshëm dhe me një iniciativë të guximshme që afron procesi. Nën kujdesin e z. Enkelejd Alibeaj, z. Çlirim Gjata dhe z.Dorjan Gjokmarkaj, PD/dega Bulqizë do të arrijë të krijojë një klimë bashkëpunimi si një bazë e rëndësishme për kthimin e Partisë Demokratike në qeverisjen e vendit, si shpresë për zhvillimet demokratike normale në vend, përkundër mjedisit të sotëm skandaloz politik dhe qeverisës në të gjithë nivelet. Ne perfundim te ketyre takimeve kryetari I PD dega Bulqize Defrim Fiku beri nje permbledhje per mikrofonin tone.