E premte, 22 Nëntor, 2024

KF Bulqiza zyrtarisht në kategorinë II; Bashkia Bulqizëzhvillon ceremoni të posaçme


 
Pas një paraqitjeje futbollistike shumë të kënaqshme gjatë vitit që lamë pas, Klub Futboll  Bulqiza për herë të parë pas viteve 90,është ngjitur zyrtarisht në kategorinë e dytë.Në lidhje me këtë event, Bashkia Bulqizë organizoi një ceremoni të posaçme, ku ndër të tjera u shpërndanë medaljet për lojtarët e skuadrës, një kupë simbolike për Klub Futboll  Bulqiza dhe certifikata mirënjohjeje nga Bashkia për persona që kanëkontribuar në rrugëtimin e  skuadrës.Ceremonia e zhvilluar në mjediset e Bashkisë nën masa të kujdesshme ndaj pandemisë COVID-19, nisi me cfaqjen e nje dokumentari me pjese nga rrugetimi I ekipit te futbollit per te arritur deri ketu,Ne vijim e mori fjalen kryetari I bashkise Lefter Alla i cili në fjalën e tij renditi edhe arsyet kryesore të mbështetjes që ka treguar ndaj futbollit bulqizak gjatë vitit të fundit.Alla vijoi me tej ne fjalen e tij,duke mos përjashtuar kontributin e madh të shumë emrave ndër vite, qofshin këta në futboll, volejboll, ski, mundje, në hedhjen e gjyles, hipizëm, etj., Alla tha se përsa i përket futbollit nuk mund të hidhen poshtë përpjekjet e bëra  nga trajnerët dhe mësuesit e pasionuar si Sabri Abdiu, Tomor Shahini, Ilir Disha, Rami Hoxha, Artan Greva, Hakik Çekiçi, etj.,  të cilët kanë punuar me shpirt për ta ngritur futbollin në Bulqizë. Ne perfundim te fjales se tij, Alla bëri edhe një apel në lidhje me donatorët e mundshëm që mund të mbështesin Klub Futboll  Bulqiza në rrugëtimin e tij. Ceremonia vijoi më tej me fjalën e trajnerit të Klub Futboll  Bulqiza, Hakik Çekiçi, i cili u shpreh entuziast se me mbështetjen e Bashkisë dhe donatorëve të ndryshëm dhe me vullnetin dhe këmbënguljen e djemve të skuadrës që drejton, futbolli Bulqizak mund të zhvillohet dhe të arrijë në nivelet e skuadrave më tëmira në vend dhe me gjerë.  Në emër të Klubit, administratori Andi Topi i dorëzoi Kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla trofeun e mirënjohjes, fanellën me Nr.1 me mbishkrimin  L.ALLA, si edhe topin e firmosur nga i gjithë ekipi njëherazi.Edhe kapiteni i skuadrës Mirjan Pepa falenderoi të gjithë shokët e ekipit për lojën këmbëngulëse dhe bashkëpunimin që treguan gjatë gjithë vitit, duke bërë që Klub Futboll  Bulqiza të ngjitet për herë të parë pas viteve 90-te,në Kategorinë  e dytë. Ai shprehu mirënjohje ndaj trajnerit Hakik Çekiçi për profesionalizmin e treguar në drejtimin e skuadrës, si edhe ndaj kryebashkiakut Alla, i cili i ka shoqëruar dhe mbështetuar ata në çdo ndeshje. Në fund të ceremonisë, Kryetari i Bashkisë Lefter Alla dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak Gëzim Xhafa shpërndanë medaljet për lojtarët e skuadrës, si edhe certifikat e mirënjohjes për personat që kanë kontribuar në rrugëtimin e Klub Futboll  Bulqiza.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit