E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Bulqizë, banorët në protestë për mbrojtjen e pyjeve


Dhjetra banorë të fshatit Vajkal në Bulqizë,te mbeshtetur edhe nga unioni I eksperteve mjedisor shqiptare dhe nga vete eksperti mjedisor Sazan Guri, kanë protestuar për të mbrojtur pyjet e fshatit të tyre. Banorët një pjesë e të cilëve emigrant u mblodhën në afërsi të rrugës nacionale, duke kërkuar që kurora e malit të fshatit të tyre të mos preket për shfrytëzim. Banorët akuzojnë pushtetin i cili sipas tyre ju ka dhënë hapsirë firmave të ndryshme të shfrytëzojnë pa kriter pyjet e Bulqizës. ata i kërkojnë të gjitha instancave vendore e qeveritare që të ndërhyjnë sa më parë dhe të mos lejojnë të prekin kurorën e malit të Vajkalit, siç ka ndodhur me masivin pyjor tek liqeni i Zi. Ne mbeshtetje te banoreve e mori fjalen edhe eksperti mjedisor Sazan Guri I cili kerkoi besen e tyre per ti shkuar deri ne fund mbrojtjes se kesaj pasurie qe u a ka falur natyra ketij vendeve dhe ketyre banoreveRezistenca e banorëve dy vite më parë të fshatrave Dushaj, Kodra e Danit, Koçaj e Kokërdhak bëri që të mos lejohej prerja e pyjeve në vendin e quajtur “Sheshe Bulqizë”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit