Në një atmosferë festive është festuar 78 vjetori i çlirimit të Zerqanit më 3 gusht 1943. Bashkia Bulqizë, Per here te pare pas viteve ’90 beri te mundur rikthimi i festimit tradicional te kesaj dite, qe festohej rregullisht gjate regjimit komunist. Me këtë rast, ne kete feste morën pjesë veteranë, familjarë dëshmorësh dhe banorë të ardhur nga zona të ndryshme të saj. Nderuan me pjesmarrjen e tyre kryetari Bashkise Bulqize Lefter Alla. Kryetarja e Qarkut Diber Valentina Haliti Doda etj. Fjalen e hapjes e mbajti administratori I njesise administrative Zerqan Shegert Tollja. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryebashkiaku Lefter Alla u shpreh se organizimi i këtyre festave është një detyrim që Bashkia Bulqizë pas shumë vitesh po e rikthen në një traditë, për të mos e lënë kurrë vetëm në librat e historisë, por të kujtohen e përjetësohen në memorien e popullit tone
Kryetarja e qarkut te Dibres, Valentina Haliti Doda, ne fjalen e saj pershendetese permendi faktin se Zerqani eshte futur ne listen e 100 fshatrave te Shqiperise dhe duhet kushtuar me shume vemendje per te, pasi Zerqani e meriton plotesisht nje gje te tille.
Edhe kryetari I veteraneve te LANÇ te rrethit Bulqize ne fjalen e tij permendi betejen e zhvilluar per clirimin e Zerqanit dhe heroizmin qe treguan luftetaret dhe deshmoret e Atdheut ne keto beteja,duke permendur par ate pranishmeve,nje liste me emrat e tyre Duke vijuar me aktivitetin te pranishmit ndoqen nje koncert artistik me kenge e valle pergatitur nga pallati i kultures Bulqize nen drejtimin e udheheqesit artistik Leonard Lala,ku artistet interpretuan me mjaft nivel duke marre edhe duartrokitjet e publikut.Ne kete feste ishte I ftuar dhe mori pjese edhe kengetari I njohur Dibran Altin Sulku I cili solli per te pranishmit kenget me te reja te albumit te tij.
Ne fund ne me kameren e televizionit te Bulqizes morem edhe disa pershtypje nga rikthimi I kesaj feste