E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Bulqizë, rritet çmimi i druve të zjarrit, 1 m3 shkon 5 mijë lekë


Bulqiza ka nisur të bëhet gati për stinën e dimrit. Qytetarët bulqizakë po sigurojnë lëndën drusore për të përballuar të ftohtin e muajve të dimëror. Por ashtu si në çdo sektor tjetër, edhe këtë e ka kapur rritja e çmimeve. Nëse një vit më parë një metërkub dru zjarri shitej me 3500 – deri në 4 mijë lekë, këtë vit çmimi ka shkuar në 5 mijë lekë për metër kub. Që të kalosh stinën e dimrit duke u ngrohur me dru zjarri në Bulqizë, minimumi duhen 6 metërkub, të cilat kushtojnë plot 30 mijë lekë të rinj. Bulqizakët thonë se kjo kosto është e lartë, por as ngrohja me energji elektrike nuk është e përballueshme.  Çmimi i druve të zjarrit ka ardhur çdo vit në rritje, por rritja e këtij viti ka qenë më e madhe se e çdo viti paraardhës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit