Champions League vjen sot në mbrëmje më një super sfidë, një finale të parakohshme të cilës i jep më shumë shije Robert Lewandowski. “Bomberi” polak rikthehet në “shtëpi” , rikthehet te klubi ku fitojë gjithçka, por ndarja me Bayern Munich nuk ishte shumë e butë, çka e bën interesante për ta parë se si do e presin tifozët.
Të dy ekipet vijnë në këtë sfidë të dytë në Grupin C pas fitoreve në ndeshjet e para, kjo është një përballje direkte e cila pritet të thotë jo pak se kush do të komandojë këtë grup. Bayern nuk po kalon një moment të mirë në Bundesligë, vjen pas tre barazimeve radhazi, vendi i tretë në kampionat, ndërsa Barcelona vjen pas katër fitoreve radhazi në La Liga.
“Për të ndryshuar historinë”, shkruan Sport në faqen e parë, duke u ndalur te një detaj shumë domethënës, Barcelona nuk ka fituar asnjë herë në “Allianz Arena”. “Tani Po”, shkruan Mundo Deportivo, me të përditshmen spanjolle që shpreson se Lewandowski do të thyej këtë tabu.
(BalkanWeb)