“Qytetarët me shumë të drejtë shtojnë pyetjen: po ju që nuk keni votat pse angazhoheni në një proces? Pyetja është e drejtë. Ne angazhohemi sepse reforma territoriale është shumë e rëndësishme për qytetarët.

Ne përgatisim variantin tonë që e kemi shumë të qartë që me një armik të lirisë së shqiptarëve, si Edi Rama që bën gjithçka për të dominuar vullnetin e tyre, kjo platformë nuk do miratohej. Një votim masiv i shqiptarëve për PD bën të mundur rikthimin e kësaj ndarje të re territoriale”, tha Berisha.