Kjo është gjendja e rrugës në hyrje të spitalit Rajonal të Peshkopisë. Siç duket edhe nga pamjet, degradimi i saj është i madh, çka është kthyer në një problem serioz jo vetëm për drejtuesit e mjeteve, autoambulancat, por edhe për këmbësorët.
Gropa të hapura kudo, kanale të thella, mungesë trotuaresh e shumë problem të tjera janë në këtë rrugë, ndonëse nuk ka një gjatësi shumë të madhe. Të gjithë qytetarët që i drejtohen spitalit, përballen me gjendjen skandaloze të kësaj rruge. Drejtuesit e mjeteve shprehen se një rrugë të tillë e gjen vetëm në zonat rurale. Sipas tyre, pushteti vendor nuk ka bërë asnjë zgjidhje, ndonëse është ngritur disa herë si shqetësim.
Nga ana tjetër, qytetarët kërkojnë që të vihen para drejtësisë ata që kanë rikonstruktuar rrugën, për punimet jo cilësore, mungesën e trotuareve, të kanaleve kulluese etj. Situata më problematike në këtë rrugë bëhet gjatë stinës së vjeshtës apo dimrit ku ka p[rani të madhe të ujit apo akullit, si pasojë e mungesës së kanaleve kulluese anësore.