E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Financimi rus në PD, Pandeli Majko: Përpara se t’i kërkoni llogari Beqës sonë, kërkojini llogari Beqës suaj!

Është zhvilluar me diskutime seanca e sotme plenare në Kuvend. Në fjalën e tij Pandeli Majko është përfshirë në debat me Enkelejd Alibeajn, për financimin e rus ndaj PD.

“E dini shumë mirë se është emëtuar lajmi i konfirmuar nga administrata amerikane se PD ka marrë 500 mijë nga fondet ruse. Tani ju lutem mirë do të ishte që kur flasim për fondet europiane të flasim edhe për fonde antieuropiane. Ne po flasim për fonde IPA. Përpara se t’i kërkoni llogari Beqës sonë, kërkojini llogari Beqës suaj dhe ky nuk është një fa individual dhe që mbyllet me idenë se proces gjyqësor nuk ka . është një akuzë e konfirmuar nga administrata amerikane, dilni këtu dhe jepni llogari”, tha Majko.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit