E martë, 26 Nëntor, 2024

KF Bulqiza, fiton betejen për trukim ndeshjesh

Ekipet e kategorisë së dytë që u akuzuan në fund të sezonit të kaluar nën dyshimin e trukimit të ndeshjeve kanë fituar betejën me komisionin e disiplinës. KF Bulqiza, Internacional Tirana dhe KF Gramshi apeluan vendimin e këtij komisioni pranë komisionit të Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Këto tre skuadra u ndëshkuan në atë kohë me largim nga kategoria e dytë. Komisioni i Apelit në FSHF pasi është njohur me relacionin e Sekretariatit Teknik dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, diskutoi çështjet në tërësi, duke u bazuar edhe në nenet 76 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive, vendosi që këto ekipe të garojnë edhe këtë sezon në kategorinë e dytë.

Trajneri i ekipit të futbollit “Bulqiza”, Hakik Çekiçi tha se ky vendim ishte mëse i drejtë dhe se tashmë skuadra do të vijojë përgatitjet për nisjen e sezonit të ri.

Bashkia e Bulqizës është 100% financuese e Klubit të Futbollit “Bulqiza”, ndërsa trajneri Çekiçi ju bën apel bizneseve të zonës të kontribuojnë për sportin e qytetit të tyre.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit