E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Klos-Bulqizë, pjesët e hapura prej dy javësh kthehen në problem

Rreth dy javë më parë firma që mirëmban rrugën nacionale Klos – Qaf Buall ndërhyri në pikat më problematike, duke gërryer asfaltin ku ishte dëmtuar, për t’i hedhur shtresë të re. Por edhe pse kanë kaluar kaq kohë, puna ka mbetur po aty.

Pjesët e gërryera nga mjetet e firmës janë kthyer në problem për drejtuesit e mjeteve. Ata shprehen se këto pjesë duhej të ishin asfaltuar me kohë, pasi janë thuajse njëjtë me gropat e tjera. Sipas qytetarëve, firma duhet të përfundojë punën e nisur në mënyrë që kjo gangrenë me rrugë me gropa të zgjidhet përfundimisht.

Ata shtojnë se ky është një ndër segmentet problematike të rrugës Tiranë – Peshkopi, ndaj dhe duhet të marrë zgjidhje përfundimtare. Vetëm në segmentin Klos – Qaf Buall janë bërë ndërhyrje të tilla, ndërsa në segmentet Maqellarë – Peshkopi dhe Burrel – Skuraj nuk është bërë asnjëlloj ndërhyrjeje.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit