E premte, 22 Nëntor, 2024

Peshkopi, rruga “Ismail Feta” në gjendje skandaloze

Infrastruktura rrugore në periferi të qytetit të Peshkopisë vijon të jetë në gjendje skandaloze. Kjo është rruga “Ismail Feta” në lagjen industrial apo siç njihet rruga e Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor. Siç duket edhe nga pamjet, rruga është e gjitha me gropa të thella, çka pengojnë qarkullimin normal të automjeteve.

Drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët shprehen se ajo vazhdon në gjendje të tillë prej kohësh, por askush nuk po merr masa për ta zgjidhur si problematikë. Sipas tyre, për arsye të pranisë së gropave, rruga është bërë shpeshherë shkak për aksidente, teksa mjetet tentojnë t’i shmangin ato. Drejtuesit e mjeteve i bëjnë apel Bashkisë Dibër që të ndërhyjë sa më parë e ta rikonstruktojë këtë rrugë e cila është shumë e përdorshme jo vetëm nga rezidentët aty, por edhe nga qytetar të tjerë nga i gjithë Qarku Dibër të cilët paraqiten pranë Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor për të marrë shërbimet e nevojshme.

Sipas specialistëve, rruga ka nevojë për një rehabilitim të plotë pasi i janë prishur shtresat asfaltike e nënshtresat e zhavorit.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit