E shtunë, 23 Nëntor, 2024

3 vite nga tërmeti i 2019, familja Basi ende në çadër

Mospërfshirja në zonën e emergjëncës së krijuar nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019, ka bërë që të dëmtuarit nga ky tërmet në Bashkinë Klos të mos përfitojnë banesa të reja.

Një ndër ta është edhe familja Basi nga fshati Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit. Këto janë kushtet në të cilat jeton aktualisht familja prej afro 12 anëtarësh. Çadra e cila ju dha për emergjencë tre vite më parë është dëmtuar thuajse totalisht, ndërsa vetë familjarët kanë zëvendësuar çadrën me plastmas.

Hatie Basi shprehet se familja e saj jo vetëm që nuk ka përfituar banesë të re, por as nuk ka marrë paratë e vlerësuara nga komisionet e ngritura posaçërisht për këtë problem tre vite më parë. Ajo shton se kushtet në të cilat jeton familja Basi janë shumë të vështira e sidomos me ardhjen edhe të stinës së dimrit.

Shumë familje të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019, por edhe të tërmetit të shtatorit të po këtij viti, vijojnë të jetojnë në çadra me kushte shumë të vështira.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit