Ajo është ‘ngacmuar’ shumë dhe në lidhje me jetën e saj sentimentale dhe të gjithë janë kuriozë të dijnë nëse modelja e ka një partner në krahë. Mirëpo së fundmi moderatori Edi Manush i ka zbuluar ‘sekretin’ ish-banores.
Ai u shpreh se Beniada është në një lidhje me një Italian: “Ajo ka një eksperiencë me një avokat në Itali, por nuk e di si ecin gjërat”
Ndërsa mdoelja e cila dukej e habitur u shpreh se për moderatorin ajo është e lidhur por vetë nuk ia ka idenë e emrit të avokatit në fjalë. “Unë për Manushin jam e lidhur me një avokat në Itali. Por unë dua emrin, kush është ky avokat”- u kundërpërgjigj Nishani.
Manushi e “kërcënoi” Beniaden duke i thënë se ia di emrin avokatit dhe se do i nxjerrë të palarat nëse nuk tregon.“Mos më bëj ta them se ka emër, mbiemër dhe e kam parë te telefoni jot. I kam shkruar unë dhe ti e ke fshirë në sekondë. Do t’i nxjerr të gjitha të të dalin të palarat”,- tha ai.
Sa i përket jetës sentimentale, Nishani ka treguar dhe më parë se është tradicionale, duke zbuluar edhe karakteristikat që shikon tek një djalë. Sa i përket ekperiencës në BBV, ajo tha se lidhja me dikë thjesht nuk ndodhi ndërsa për personazhet që krijojnë romanca në formate të tilla ajo tha se e bëjnë për më shumë famë.
“Unë besoj në dashuri dhe mendoj se jam tradicionale. Te një djalë shikoj shumë gjëra, nuk shikoj bukurnë, paraqitja siguisht është e rëndësishme sepse është kontakti i parë. Por unë nuk thashë në Big Brother që s’do lidhem. Por ja që nuk ndodhi. Sigurisht që ka edhe personazhe që lidhen për të bërë dhe më shumë famë por mendoj se publiku i kupton këtë gjëra”- tregoi ajo.
(Panorama.al)