E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Publikohen nga hakerat të dhënat personale të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Nga faqja ‘Homeland Justice’ janë hakëruar të dhënat personale të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në faqen e internetit janë publikuar pjesëtarët e familjes, të dhënat e pasaportës, numri i telefonit dhe hyrje-daljet e Gledis Nanos.

Publikimi i të dhënave ndodh vetëm pak ditë pas shkarkimit të tij nga kreu i Policisë së Shtetit.

Faqja ka paralajmëruar edhe publikimin e postës elektronike të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, por kjo mbetet për t’u parë në vijim pasi deri tani në faqe nuk ka më shumë të dhëna.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit