E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Sali Berisha: Inceneratorët janë afera e vetme që ka kaq shumë shkelje dhe askush nuk është në burg

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu, nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Berisha theksoi se inceneratorët janë afera e vetme mbi të cilën kanë rënduar akuza dhe janë shpallur në kërkim menaxhere dhe pronarë të saj, por vazhdon njësoj sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Përshëndetje! Ndërmarrjes kriminale të Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Lefter Kokës dhe Erion Veliajt, ska ligj, nuk ka institucion, s’ka forcë në këtë vend, që mund ti bëjë gjë. Kështu, muaj më parë, skapi i partisë në njoftimin zyrtar për këtë aferë gjigante që tejkalon 420 mln euro, njofton se bëhet fjalë për korrupsion, procedura prokurimesh antiligjore, falsifikime dokumentesh, larje parash, tjetërsime pronash. Pra një kompleks veprash penale nga më seriozet. Kjo ndërmarrje kriminale, aferë është e vetmja në Shqipëri, Europë dhe botë mbi të cilën kanë rënduar akuza të tilla dhe vazhdon. Janë shpallur në kërkim menaxherë dhe pronarë të saj, ajo vazhdoj njësoj sikundër asgjë s’ka ndodhur nga sa është konstatuar. Asnjë mandat arresti apo shpallje në kërkim nuk është lëshuar. Askush nuk është burgosur në këtë aferë.”, tha Berisha.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit