E hënë, 8 Korrik, 2024

Bulqizë/ Plehrat në fshatin Dushaj “pushtojnë” mjedisin

Megjithëse Bashkia e Bulqizës është kujdesur për të vendosur kontenier mbeturinash në shumë fshatra, problem mbetet tërheqja e tyre.

Banorët e ndërgjegjësuar të fshatit Dushaj në Njësinë Amdinistrative Fushë Bulqizë i hedhin mbeturinat në pikat e caktuara. Por banorët shprehen se shohin vonesa të mëdha në tërheqjen e mbeturinave të konsumit të përditshëm nga mjetet e bashkisë. Prej më shumë se dy javësh këto kontejner nuk pastrohen duke bërë që mbeturinat të shpërndahen në mjedis të hapur. Sipas banorëve të lagjeve Balla e Gropë, kjo situatë po vijon prej kohësh, ndërsa vetëm në fillim kur janë vendosur kontejnerët janë pastruar me grafik.

Ata shtojnë se mbetjet duhen larguar pasi rrezikojnë të përhapin infeksione edhe tek popullata. Situata me mbetjet e konsumit të përditshëm vijon të jetë problematike në zonat rurale të Bulqizës, kjo pasi edhe në zonat ku ofrohet shërbimi, ka vonesa në pastrimin e kontejnerëve.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit