Mbrëmjen e djeshme punonjësit e policisë së komisariatit nr 2 janë konfliktuar me gjashtë persona.
Denoncimi erdhi pas ankesave të shumta të qytetarëve për prishje të qetësisë publike. Të rinjtë nuk iu bindën urdhrave të uniformave blu.
Specialistët e komisariatit nr. 2 në Tiranë arrestuan: S. S., 20 vjeç, M. Sh., 19 vjeç, E. Ç., 19 vjeç, A. D., 19 vjeç, M. B., 20 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 17 vjeç.
“Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, nuk u janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, të cilët po kryenin veprime policore pasi në subjektin ku po qëndronin këta shtetas kishte ankesa nga qytetarët, për zhurma. Gjithashtu, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat,” njoftoi policia.