E diel, 24 Nëntor, 2024

Banorët e Fushë-Bulqizës të frikësuar për ujin që konsumojnë

Megjtihëse kanë një rrjet për furnizimin me ujë të pijshëm, banorët e lagjes Gropë në Fushë Bulqizë thonë se uji nuk është aspak i sigurtë për konsumim.

Shkak sipas tyre është se uji shkon i ndotur me mbeturina, apo insekte. Shumë prej banorëve kanë vendosur filtra në çesma, për të ndaluar të gjitha mbeturinat që vijnë nga rrjeti të cilin e kanë ndërtuar vetë dekada më parë. Banorët shprehen gjithashtu se i kanë kërkuar Bashkisë Bulqizë të ndërhyjë sa më parë me Ujësjellës-Kanalizimet por deri tani nuk është marrë asnjë masë.

Megjithse eshte ngritur edhe here te tjera ne televizionin tone ky problem,situata vijon e sa bëhet më problematike për shkak se rrjeti po amortizohet dhe të gjithë tubat ndodhen në sipërfaqe ne kanale ku kalojnë ujërat e zeza. Për këtë problem është vënë në dijeni edhebtv Njsëia Vendore e Kujdesit Shëndetësor dhe sipas banorëve ajo ka raportuar se uji është i konsumueshëm.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit