Pasojat e largimit të të rinjëve nuk janë ndjerë vetëm në braktisjen e fshatrave. Edhe sektor të ndryshëm ekonomik po përballen me mungesë të fuqisë punëtore. Një ndër këta sektor është edhe ai i nëntokës.Subjektet minerare që operojnë në minierat e Bulqizës dhe të Matit, po vuajnë për të gjetur punëtor të nëntokës.
Ndonëse në vitin 2020 ata u detyruan të shkurtonin vendet e punës për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, rihapja e punës së tyre i gjeti pa fuqi punëtore.Drejtues të subjekteve minerare e kanë ngritur prej muajsh si shqetësim mungesën e jo vetëm të specialistëve, por edhe të punëve të tjera në galeri.
As ofrimi i pagave më të mëdha se një vit më parë nuk i ka joshur të rinjtë që të punojnë në sektorin minerar, duke zgjedhur që të largohen në emigrim. Numri i lartë i punëtorëve që kërkojnë subjektet minerare konfirmohet edhe nga Zyrat e Punësimit, pranë të cilave, subjektet deklarojnë nevojat e tyre për të punësuar punëtorë.