Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thirrur sot mbledhjen e grupit parlamentar me deputetët që i janë bashkuar Foltores deri tani dhe ku ra në sy që këtij grupimi i është bashkuar edhe Zef Hila.
Ish kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës ishte thirrur në SPAK mëngjesin e sotëm dhe pasi u pyet nga prokurorët, shkoi në selinë e PD-së për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Berisha.
Në këtë mbledhje sot ishin të pranishëm 17 deputetë ndërkohë që mungonte Tritan Shehu për arsye familjare.
Në të njëjtën kohë nuk ishin të pranishëm as Xhelal Mziu dhe Tomor Alizoti, të cilët janë futur në grupet e punës së ngritur nga PD-ja për përgatitjen e zgjedhjeve lokale.
Deputetët e Foltores
Sali Berisha
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Edi Paloka
Flamur Noka
Isuf Çela
Luan Baçi
Luçiano Boçi
Bujar Leskaj
Kasem Mahmutaj
Sorina Koti
Oerd Bylykbashi
Edmond Spaho
Ina Zhupa
Zef Hila
Agron Shehaj
Elda Hoti
Mungon
Tritan Shehu