E diel, 24 Nëntor, 2024

Rikthehen shërbimet në gjendjen civile dhe ALEAT

Janë rikthyer thuajse të gjitha shërbimet në zyrat e gjendjes civile në të gjithë Qarkun Dibër. Problemet e ditëve të Premtes së kaluar dhe të Hënës së kësaj jave janë zgjidhur. Tashmë zyrat e gjendjeve civile kanë mundur të bëjnë verifikimin e të gjithë personave që duan të pajisen me dokumente biometrike.

Megjithatë, për shkak se nuk funksionoi për dy ditë me radhë, kjo e Martë i ka gjetur disi të ngarkuara zyrat e gjendjeve civile qendër, pranë të cilave bëhet edhe aplikimi për dokumente biometrike.Gjithashtu, në funksion të plotë ka qenë edhe sistemi i kompanisë private ALEAT e cila ka të drejtën ekskluzive për prodhimin e dokumenteve të identifikimit si kartën e identitetit apo pasaportën biometrike.

I vetmi problem i kësaj të marten ë zyrat e gjendjes civile ka qenë sistemi i adresave i cili vijon të shfaqë problem, por kjo nuk pengon punën e zyrave për qytetarët që duan të rinovojnë dokumentet biometrike apo duan t’i marrin.

Nderkohë, ende nuk dihet nëse sistemi i Policisë së shtetit është rikthyer i gjithi, por procedura mbetet e njëjtë për të gjithë qytetarët që i drejtohen zyrave të ALEAT.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit