KF Bulqiza ka hedhur pas krahëve dyshimet e trukimit të ndeshjeve nga komisioni i disiplinës. Ekipi ka zhvilluar një mbledhje, ku lojtarët jane njohur me objektivat e këtij sezoni të ri futbollistik 2022-2023.
KF Bulqiza luan në kategorinë e dytë dhe në vazhdën e pregatitjeve për sezonin që e pret do të luajë një ndeshje miqësore me ekipin e KF Drini 2004 ditën e dielë në orën 15:00 në Tiranë. Ndeshje që do vlerësoje gjendjen e lojtarëve të rinj që do i bashkohen ekipit.
Futbollistët e rinjë që pritet të veshin fanellën e klubit mbeten surpriza e këtij sezoni. Tranjeri i ekipit Haki Çekici shprehet për btvnews.al se premton një sezon energjik, emocional që do luhet me shpirt duke vlerësuar çdo ndeshje për të marrë më të mirën e saj. Normalish prioritet i prioriteteve mbetet sipas tij, kalimi në ligën e parë.
Tranjeri është i kënaqur nga bashkëpunimi dhe mbështetja që KF Bulqiza ka gjetur tek pushteti lokal në relizimin e objektivave të sezonit futbollistik 2022-2023.