E premte, 22 Nëntor, 2024

Opinione mbi sindikalizmin, flasin qytetarët e Bulqizës

Në Bulqizë por edhe në të gjithë vendin prej vitesh nuk ka aksione sindikalizmi. Sindikatat e ndryshme që operojnë në vendin tonë nuk kanë bërë aksione të mëdha.

Kjo mund të shpjegohet në dy mënyra, ose të drejtat e punëtorëve apo punonjësve që përfaqësojnë janë të plotësuara, ose këto organizma janë palë me institucionet qofshin ato publike apo private.

Në Bulqizë prej vitesh nuk zhvillohen më protesta të organizuara nga sindikatat e minatorëve, ku para dhjetë vitesh protestat ishin të vazhdueshme deri në grevë urie. Por çfarë mendojnë për sindikatat e minatorëve të Bulqizës vetë banorët e qytetit të minatorëve?

Sipas qytetarëve sindikatat tradicionale të minatorëve, nuk duken në Bulqizë prej një dekade, ndërsa sindikatat e reja që janë tentuar të ngrihen në këtë dhjetë vjeçar janë shuar.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit