E enjte, 21 Nëntor, 2024

Dikur ishin miq shumë të mirë, por çfarë ka ndodhur mes Sarah Berishës dhe Donald Veshajt?

Nëse kthehemi pas në 2021 gjatë “Big Brother VIP 1”, miqësia mes Donald Veshajt dhe Sarah Berishës, ka qenë shumë e fortë. Dy ish-banorët u lidhën shumë bashkë dhe kalonin goxha kohë duke luajtur dhe biseduar.

Madje, asokohe Donaldi i pati dalë jo rrallëherë në mbrojtje blogeres, duke kundërshtuar edhe ish-të dashurën e tij Beatrix Ramosaj e cila nuk kishte shumë raporte të mira me Sarah-n. U duk se dyshja do kishin të njëjtin raport edhe jashtë shtëpisë së famshme. Megjithatë prej kohësh dyshja nuk janë shfaqur bashkë dhe ndjekësit kanë krijuar aludime mbi raportet e tyre.

Një detaji që mund t’ju ketë shpëtuar rreth shoqërisë së tyre fshihet në intervistën e fundit të Sarah-s në ‘Goca dhe Gra’, ku e pyetur rreth banorëve me të cilët ka ende raporte të mira ajo përmendi: “Kledin, Beniadënm Antonelënm Monikënm Dagzin. Kam takuar pak edhe Fifin.” Donaldin nuk e përmendi fare.

Kështu ajo ka lënë të nënkuptohet se raportet mes tyre janë ftohur. Ose ndoshta edhe mund ta ketë harruar.

I pyetur për aktorin, partneri i saj Dj Pm pak javë më parë tha se ata kanë ende një raport të ngushtë. Madje PM ka zbuluar se do jetë i ftuar në sezonin tjetër të ‘Më lër të flas’. “Kemi raporte shumë të mira. Nuk jemi takuar sepse ka qenë sezon i ngjeshur veror me angazhime të shumta, vetëm kur kemi rastisur në koncerte të njëjta. Por jam shumë i lumtur se do jem i ftuar në sezonin tjetër të emisionit të tij.”–tregoi PM.

/Panorama.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit