Parashikimi I motit ne fundjavë sipas MeteoAlb , do te karakterizohet nga nje mot I alternuar me kthjellime dhe vranësira.
Kushtet atmosferike do te jenë te paqëndrueshme ku ne pjesën e parë ditës do te kemi diell dhe temperaturë te qëndrueshme ndërsa pasditja parashikohet me vranësira dhe kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të jene të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.