Ndryshe nga disa familje që pretendojnë se ende nuk janë dëmshpërblyer për dëmet që ju shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit të 3 viteve më parë.
Bashkia e Klosit, nëpërmjet zëdhënëses së saj Matilda Lleshaj thotë se të gjitha familjeve ju kanë kaluar paratë. Ajo shton se vlera për secilën familje është aq sa është vlerësuar nga komisionet e ngritura për vlerësimin e dëmeve të tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019. Sipas Lleshajt, paratë kanë kaluar pranë bankave apo postës shqiptare, ndaj dhe qytetarët mund të shkojnë t’i tërheqin.
Tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019 shkaktoi dëme të konsiderueshme edhe në Bashkinë Klos ku disa familje mbetën në qiell të hapur për shkak se banesat e tyre u kthyen të pabanueshme.