E premte, 22 Nëntor, 2024

Edi Rama: Sulmi kibernetik ishte sponsorizim i Iranit, qeveria shqiptare nuk pati zgjidhje tjetër veçse të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike

Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar,  kryeministri Edi Rama ka folur mbi sulmet klibernetike që është përballur vendi ynë.

Nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar, Rama konfirmoj edhe një herë se sulmet kanë ardhur nga Irani dhe u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të përqendrohen te siguria kibernetike dhe të investohet në parandalimin e sulmeve të tilla.

“Bota nuk ka qenë asnjëherë vend i qetë dhe ka shumë sfida serioze që duhen trajtuar në mënyrë të duhur. Shumë vende janë bërë objekt i kapjes së pushtetit me forcë. Në një kohë kur një mori krizash e kanë zhytur botën në trazim i kërkoj asamblesë në një çështje tjetër atë të sigurisë kibernetike.

Në Shqipëri 95% e shërbimeve ofrohen online për të kursyer kohën, energjinë dhe përmirësojnë cilësinë. Korrikun e kaluar Shqipëria u bë objekt i një sulmi të paprovokuar kibernetik që kishte synim paralizimin e shërbimit publik. Një hetim i thelluar, i gjatë dhe tërësor i kryer me ekspertizë botërore ka konfirmuar se sulmi kibernetik ishte një sponsorizimi i Iranit.

Duke u përballur me një shkelje kaq flagrante të normave në një kohë paqeje, qeveria shqiptare nuk pati zgjidhje tjetër veçse të ndërpriste marrëdhëniet me Iranit. Shpresojmë që kjo masë të jetë shembull. I bëjmë thirrje OKB të përqendrohet te siguria kibernetike dhe duke investuar në parandalim. Shqipëria është anëtare e Bashkisë së Ballkanit, një pjesë e Europës me histori të trazuar”, tha Rama.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit