E enjte, 21 Nëntor, 2024

Mungesa e mbikalimeve në rrugën e Arbrit, flasin banorët

Të gjithë banorët që jetojnë përgjatë rrugës së Arbrit në fshatin Xibër – Murrize të Bashkisë Klos, po përballen me rrezik teksa duhet të kalojnë rrugën e Arbrit. Për shkak se mjetet lëvizin me shpejtësi, kalimi i rrugës nga njëra anë në tjetrën apo lëvizja përgjatë saj është kthyer në rrezik potencial.

Nga tuneli i Murrizit deri tek tunelet e fshatit Shkallë, banorët kërkojnë që të ndërtohen mbikalime apo nënkalime. Halil Beshiri, një prej banorëve që jeton shumë afër rrugës, thotë se edhe pse ju është premtur një nënkalim, ai nuk është bërë, ndaj dhe të gjithë ndjehen të rrezikuar, sidomos fëmijët e vegjël që duhet të presin rrugën për të kaluar në anën tjetër e më pas në shkollën e Mesme të Bashkuar.

Beshiri shprehet se kërkesa e tyre duhej të ishte marrë parasysh dhe firma apo institucionet shtetërore të mos presin të ndodhë ndonjë tragjedi.E njëjta situatë është edhe në qendër të Njësisë ku ndodhet edhe shkolla në vendin e quajtur “Vanar”, po ashtu edhe në fshatin Shkallë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit