E enjte, 28 Nëntor, 2024

Lidh kalin pas makinës, procedohet penalisht qytetari në Dibër

Një video e publikuar ne rrjetet sociale e filmuar në qytetin e Peshkopisë, është bërë shkak për nisjen e procedimit penal për shtetasin me iniciale F.G i moshës 57 vjeç.

Shtetasi F.G bazuar në pamjet filmike ka lidhur kalin pas makinës së tij dhe e tërheq rrugëve të qytetit veper kjo që përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë”.

Procedimi penal nisi duke ju referuar nenit 207 të kodit penal ku parashikohet kjo vepër penale.

Në nenin 207 thuhet: “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve
Shkelja e rregullave për karantinën e bimëve apo të kafshëve, kur ka sjellë pasoja të rënda materiale ose që rrezikojnë jetën e shëndetin e njerëzve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë”.

Reagim i Komisariatit të Policisë Dibër

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, e filmuar në qytetin e Peshkopisë, ku shfaqet një drejtues automjeti që tërhiqte një kafshë pune me automjetin e tij, ju sqarojmë se:

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Dibër, bazuar në pamjet filmike, u bë identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i shtetasit F. G., 57 vjeç, banues në Dibër.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. G ., për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital , çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit