E enjte, 21 Nëntor, 2024

Putin paralajmëroi se do të përdorë armët bërthamore, SHBA i përgjigjet ashpër: Nëse kjo ndodh…

Rusia do të përballet me “pasoja katastrofike” nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë, kanë paralajmëruar zyrtarët zyrtarët e SHBA-ve ata të Kremlinit.

Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA, tha të dielën në mbrëmje se SHBA i kishte “komunikuar drejtpërdrejt, privatisht rusëve në nivele shumë të larta” se si do të përgjigjej në qoftë se Vladimir Putin do ta vërë në zbatim kërcënimin e sulmit bërthamor që ai bëri gjatë një fjalimi javën e kaluar.

“Nëse Rusia e kapërcen këtë vijë, do të ketë pasoja katastrofike për Rusinë. Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me vendosmëri,” i tha Salivan programit “Takim me median” të NBC-së.

Zoti Salivan nuk e përshkroi natyrën e reagimit të planifikuar, por tha se SHBA kishte “shkruar privatisht në hollësi më të mëdha saktësisht se çfarë do të thoshte kjo” për Moskën.

Qëndrimi vjen pas deklaratave që bëri ministri i jashtëm i Putin të dielën kur tha se zonat e aneksuara të Ukrainës do të mbroheshin si territor rus. Referendumet në këto zona po vazhdojnë, me ukrainasit nën presionin e forcave të armatosura të Moskës për të hedhur votat e tyre.

Disa nga aleatët e Putinit, duke përfshirë kryetarin e Dumës Shtetërore, dolën publikisht nga radhët të dielën për të kritikuar mënyrën e rekrutimit të rekrutëve, mes njoftimeve për të mobilizuar edhe të moshuar dhe të sëmurë.

Putin e bëri kërcënimin bërthamor në një fjalim publik kur tha se Rusia kishte “armë të ndryshme shkatërrimi” në dispozicion të saj dhe do të përdorte “të gjitha mjetet në dispozicion”, përpara se të shtonte se ai nuk po luante bllofin. /BalkanWeb

Artikuj te ngjashem

Me te fundit