Segmenti mes dy lagjeve të qytetit të Bulqiës në drejtim të Peshkopisë ende nuk është i hapur. Prej javësh po punohet për rehabilitimin e tombinos në këtë rrugë që mbledh ujërat sipërfaqësore të të gjithë luginës që nga Qafa e Buallit.
Puna është përqendruar për zgjerimin e kanalit kullues dhe tombinos mbi të cilën kalon rruga e Arbrit në vendin e quajtur Vajkal. Por jashtë kameras, drejtuesit e automjeteve shprehen se punimet po zgjaten, ndërsa duhej të kishin përfunduar me kohë për shkak edhe të vetë specifikës së ndërhyrjes.
Moshapja e kësaj rruge i detyron automjetet që lëvizin në drejtim të Tiranës apo Peshkopisë që të përdorin unazën e poshtme të Bulqizës dhe të dalin tek ura mes dy lagjeve të qytetit.Në fakt, sipas të dhënave nga Open Data Albania, punimet në këtë objekt duhej të kishin përfunduar sipas kontratës.
Kontrata në fjalë me operatorin ekonomik është lidhur me datë 6 Maj dhe duhej të mbyllej brenda dy muajve, pra me datë 6 Korrik. Por edhe pse kanë kaluar afro edhe tre muaj të tjerë, objekti i rehabilitimit të tombinos në “Vajkal” nuk ka përfunduar pasi kantieri është ende i hapur.