Vllaznia e femrave shkruajti dje historinë, pasi për herë të parë do të shikojmë një skuadër shqiptare ne grupet e Champions League.
Vajzat shkodrane mundën Vorskla Poltava me shifrat 2-1 në Loro Boriçi, ndërsa ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1.
Si shkoi Vllaznia deri te suksesi? Siç shihet në Video, futbollistja Megi Doçi motivoi në maksimum shoqet e skuadrës duke i mbledhur para fillimit të “betejës”, teksa zgjedh t’u thotë disa fjalë atyre.
Në fund, si duket, jepet efekti i duhur. Ekipi shqiptar i femrave feston në përfundim të takimit dhe me të drejtë. Nuk mund të mungonte një duartrokitje për të gjithë tifozët, që kishin mbështetur grupin gjatë gjithë kësaj periudhe.