E premte, 22 Nëntor, 2024

Mesazhi prekës i vajzës së ish-presidentit Nishani: Më mungon shumë!

Sot ish-presidenti Bujar Nishani do të festonte ditëlindjen e tij të 56-të.

Nuk do të mungonte mesazhi prekës i vajzës së ish- presidenti duke postuar edhe një foto ku shihet pranë të atit.

“Shkoi ora 12:00 dhe unë s’të uroj dot. Më mungon shumë babi”, shkruan vajza e Nishanit.

Ish-kreu i shtetit u nda nga jeta pak muaj më parë, në maj 2022.

Nishani ishte dërguar nga familja për kurim në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

Nishani lindi në Durrës më 29 shtator 1966.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit