E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Ndërtimet pa leje/ “Si nuk i pe kullat?”, Rama fajëson sërish drejtësinë: Këto ngrehina, rezultat i mosfunksionimit të një zinxhiri kontrolli që hallkë ka…

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish te kullat që ndërtohen pa leje në kryeqytet, dhe pyetjet e shumta që i adresohen se ai është në dijeni të gjithçkaje.

Ai tha se beteja më e madhe dhe më e gjatë në një proces shtetndërtimi, është beteja për të ndërtuar një tërësi institucionesh që funksionojë si pjesë e një makinerie që nuk varet nga subjektiviteti i personave të veçantë.

“Besoj të gjithë ju, opinion publik po e ndjekin një debat që ka nisur pasi qeveria mori një vendim ekstrem si rezultat i domosdoshmërisë për të shëruar kapitullin e fundit të një luftë të gjatë për kontrollin e territorit në funksion të ndalimi të plotë të ndërtimit të metrave katror pa leje për qëllim fitimi. Debati i ushqyer me shumë urrejtje dhe mllef për fat të keq me karakteristikën e debateve ku argumenti dhe logjika janë të dominuara nga urrejtja dhe gjakimi i një lufte politike, është një debat që niset nga një pyetje në dukje e thjeshtë. Si ka mundësi që ju I patë vetëm tani? Ku I kishit sytë ju, madhe edhe mua vete më drejtohet pyetja si nuk e pe këtë kullë? Dhe ky debat për këtë temë ka një natyrë q lidhet me konkretësinë e ngrehinave të larta nëpër qytet apo qytete, por lidhet me një marrëdhënies të shtetit në terren me ligjin dhe me qytetarët, me interesin publik dhe me korrupsionin, me zbatimin e detyrave dhe me ryshfetet. Beteja më e madhe dhe më e gjatë një proces shtet ndërtimi është beteja për të ndërtuar një tërësi institucionesh që funksionojnë si pjesë e një makineria që nuk ka emër të përveçëm. Ne kemi bërë një transformim rrënjësor në raporte mes shtetit dhe qytetarit duke kaluar 95 % të shërbimeve në portalin E-albania dhe duke i dhënë mundësi që shërbimet t’i marrin pa pasur kontakt me persona të përveçëm”, tha kryeministri Rama, duke shtuar: “Në terren kemi një problematikë, e cila edhe pse sot është më e lehtë, vazhdon të jetë problematikë që rëndon biznese, qetëson qytetarët.

Që është problematika e individëve, emra të përveçëm në funksion të një detyre shtetërore, për të bërë presion mbi biznesin dhe për të marrë ryshfet. Ky është fakt, Këto ngrehina janë rezultat i mosfunksionimit siç duhet të një zinxhiri kontrolli që hallkën e vetë ka drejtësinë që funksionon me të dobëtit, por jo me të fortët. Sa raste kemi dëgjuar kur njerëz me pushet, të parasë, pa fuqi për të devijuar të drejtën publike mbi ta dhe për ta kthyer në një të drejtë personale të blerë me lekë, kanë përfunduar në shkallën e gjykatave. Kanë marrë dënime. Po nga ana tjetër më thoni një rast të një biznesmeni të madh, të një ndërtuesi të madh, abuzuesi të madh që ka përfunduar përpara gjykatës me një akuzë të ngritur nga prokurorët. Më thoni një? I kanë munguar prokurorisë rastet? Jo! Policisë së Shtetit mund t’i vëmë mbi supe kritika sa të duam. Edhe të drejta. Mund ti kërkojmë sa të duam me të drejtë, por nëse prokuroritë dhe gjykatat në këto vite të transforimit të policisë dhe kthimit të saj në krye të detyrës, do i ishin përgjigjur policisë, sot do të kishim rezultate shumë më domethënëse.

Sa janë rastet e personave që kanë kryer krime të rënda që policia i ka ekspozuar para një prokurorie dhe që ka dështuar. Vettingu vazhdon, reforma vazhdon. S’kemi raste flagrante të kësaj natyre që vijnë si rezultat i kësaj vendimmarrje. Kemi një numër të madh prokurorësh dhe gjykatësit që se kanë kaluar vettingun, që nuk kanë shpresë që ta kalojnë. Qeveria ka marrë vendim ekstrem që ka rrjedhur si rezultat i një lufte, që e kam nisur që kur kam hyrë në politikë, kundër ndërtimeve pa leje. Një luftë që e kemi vijuar me të gjithë në mënyrë të barabartë, pa parë të fortë dhe të dobët. Si ata që kishin pushtuar parkun Rinia. Në këtë luftë që kemi ngecur disa herë në dyert e gjykatave, që mbajnë peng procese penale për ndërtues të caktuar, me padi, dhe nuk lejojnë organet përkatëse që të bëjnë shembjet e caktuara, gjë që na ka detyruar të mësojmë se si mund t’ia dalim. Ne i kemi vënë me shpatulla prej muri ata. Kjo kontratë është zgjidhje që i jep përgjigje përfundimtare pyetjes; pse nuk i patë. Nuk është detyra ime funksionale të shoh kate. Edhe pse të gjithë jemi mësuar t’i ndjekim këto procese.”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Artikuj te ngjashem

Me te fundit