Është përkujtuar 80 vjetori i formimit të çetës partizane të Martaneshit.
Banorë, veteranë dhe pasardhës të veteranëve e drejtues të pushtetit vendor u mblodhën në fshatin Peshk, aty ku 8 dekada më parë u formua kjo çetë.
Të pranishëm ishin edhe kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla, Kryetari i shoqatës “Martaneshi” Rakip Koka, ish drejtues të pushtetit vendor etj.Po ashtu i pranishëm në këtë ceremoni përkujtimore ishte edhe djali i komisarit të çetës partizane të Martaneshit Adrian Fullani.
Pjesmarrësit vendosën kurora me lule pranë lapidarit të çetës partizane.
Ceremonia përkujtimore e kësaj ngjarjeje historike u zhvendos me pas në qytetin e Krastës, e cila u shoqërua me refereate për këtë ngjarje.
Aktiviteti mori ngjyrat festive me intepretimet të ndryshme nga nxënësit e shkollës së mesme te bashkuar “Jani Fullani” Krastë