Një rast i kondrabantës së naftës është goditur në Qarkun e Dibrës. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale F.G. i moshës 52-vjeç, në automjetin e të cilit është gjetur e fshehur një sasi nafte e dyshuar kondrabandë nga Maqedonia e Veriut.
Në vijim të hetimeve është konstatuar që nafta kontrabandë depozitohej me qëllim tregtimin e saj në magazinën e shtetasit A.B., 40 vjeç. Pas kontrollit në ambientet e magazinës shtetasi A.B. është arrestuar në flagrancë.
Njoftimi i Drejtorsë Vendore të Policisë Dibër.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Dibër, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të ndryshme dhe akse rrugore ku është konstatuar shtetasi F. G., duke drejtuar automjetin e tij, në të cilin është gjetur e fshehur një sasi nafte e dyshuar e kontrabanduar.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi F. G., transportonte naftë me automjetin e tij dhe e depozitonte në magazinën e shtetasit A.B., dhe ky i fundit merrej me shitjen e saj.
Po në vijim të operacionit është ushtruar kontroll dhe në lokalin e shtetasit L. K., ku u gjet e fshehur një sasi nafte e dyshuar e kontrabanduar, me qëllim tregtimin e saj.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 40 vjeç, dhe janë proceduar penalisht shtetasit F. G., 57 vjeç dhe L. K., 40 vjeç, të tre banues në Peshkopi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.