Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar ‘prapaskenat’ e arsyeve të vërteta që e bënë Ramën të tërhiqej nga vendimi për rritjen e çmimit të energjisë.
Meta tha në një konferencë për mediat se kreu i qeverisë u tërhoq për faktin se para janë zgjedhjet, ndërsa ka si plan që të 5-6 fishojë çmimin më pas.
“Kjo ishte e qartë, vjedhje nga ana e qeverisë, në kurriz të bizneseve, sipërmarrjes. Është frikë përpara zgjedhjeve. për të mos përballuar këtë akt kaq arbitrar dhe antinjerëzor, por me shpresën për të kaluar zgjedhjet dhe për t’jua shtuar 5-6 fish. Por kjo s’ka për të ndodhur, pasi qytetarët shqiptarë janë të ndërgjegjshëm për pehlivanllëqet e këtij artisti që po i a nxin jetën qytetarëve të ndershëm. Këto synojnë të krijojnë pasiguri, panik, shantazh dhe shpesh për t’i fyer qytetarët e këtij vendi si njerëz të cilët nuk kanë sy, vesh e kujtesë dhe nuk kanë dinjitet. Kjo kohë pa përfunduar. Opozita do të vazhdojë më tej misionin e saj. Kur ngrihet populli bien çmimet.”, tha Meta.