Zona e njohur si Qaf Murrize në njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit vijon të ndotet nga mbeturinat.
Problemi i ndotjes në këtë zonë ka nisur me hapjen e qarkullimit në rrugën e Arbrit ku pushues të shumtë ditor nga Tirana zgjedhin këtë zonë për të kaluar ditët e fundjavës.Por në vend që të kujdesen për ambjentin ku qëndrojnë dh eta gjejnë atë pastër herën tjetër, ambalazhet e produkteve që konsumojnë i lënë aty, duke shkaktuar një ndotje të madhe të mjedisit.Ky problem është trajtuar disa herë në media, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.
Banorët e zonës jashtë kameras kërkojnë që pushteti vendor të angazhohet më shumë qoftë në ndërgjegjësimin e qytetarëve duke vendosur tabela sensibilizuese e qoftë në vendosjen e ndonjë kontejneri për hedhjen e mbeturinave aty.Situata mjedisore në këtë zonë është shqetësuese për shkak se mbeturinat janë shpërndarë në një hapsirë të madhe territoriale.