E premte, 22 Nëntor, 2024

“Këtu s’bëhet fjalë as për të vjelë dhe as për të mjelë”, Rama i përgjigjet komentuesit: Nuk po bëj filma, inflacionin e luftës

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve të cilët e kanë akuzuar se ai e ka sajuar vetë të gjithë situatën për rritjen e çmimit të energjisë, ndërkohë që e anuloi atë një ditë më parë të t’u shfaqur si shpëtimtar.

Komenti i përzgjedhur e akuzonte Ramën se po bën teatër dhe shkruante më tej se “lëpirësit e shpallën si hero” për shpëtimin e situatës.

“Unë kam bërë asnjë heroizëm dhe s’kam dal si shpëtimtar, unë çdo ditë, ditë-natë jetoj me këtë detyrë dhe kjo është në funksion të rezultateve për njerëzit, apo të lehtësimit të barrës mbi njerëzit.
Inflacionin e luftës nuk e kam sjell unë, apo qeveria, s’kam parë ndonjë qeveri që e ka zhdukur.
Këtu s’bëhet fjalë as për të vjelë dhe as për të mjelë, behet fjalë për një situatë kritike që po ç’bën gjithë botën.
Natyrisht që në tetor konsumohet më pak, dhëne rast se s’do i kishim këto komponent që në Tetor, na një anë reshjet dhe një tendence konsumi që ka filluar ne do na duheshin patjetër të ardhurat e atyre që konsumojnë mbi 800 kWh.
Nuk janë 60 mijë, por janë 30-40 mijë, përfshirë dhe familje të tjera që janë dy apo tre kurora.
Unë filma nuk bëj, kam luajtur në një filma të Ermal Mamaqit, unë jam këtu për bërë ato që duhen dhe ato që them”, theksoi Rama. \ BalkanWeb\

Artikuj te ngjashem

Me te fundit