Klosi është Myzeqeja e Shqipërisë verilindore,është hambari ku zoti i ka falë të gjitha llojet e aseteve ,duke filluar nga ato intelektuale ,arsimore ,qytetare ,minerare ,bujqësore dhe blektorale.
Klosi ka patur panair gjithë kohën,dhe në kohë te mëparshme ku u tentua të prishej pazari i Klosit gjë që nuk u arrit. Pra Klosi cdo të djelë zhvillon panair, çdo të djelë shumë udhëtojnë në qytetin e Klosit,sepse janë mësuar me produkte bio.Panairi i organizuar nga bashkia është një veprimtari e bukur jo vetëm lokale,por rrit interesin për të promovuar cdo ditë e më shumë turizmin në këtë zonë.
Shembulli më i mirë i promovimit në këtë qytet është intelektuali Flamur Bala dhe shumë kolegë të tij.
Drejtuesit e sotëm te bashkisë kanë bërë ndryshimin,por Klosi do akoma më tepër vëmendjen e qeverisë për investime.
Klosi ka patur ndër punishtet më të mirë në Shqipëri për përpunimin e rrushit ,baxhos së qumështit etj .Sot këto mungojnë ,qindra ton produkte u shkojnë dëm këtyre fermerëve vetëm për magazinim e përpunim.
Klosi në dukje bashki e vogël,por në asete një bashki e madhe me produkte bio që sot i mungojnë tregut tonë.