Arbër Hajdari dhe partnerja e tij Vlera kurorëzojnë historinë disa vjeçare të dashurisë.
Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e martesës në qytetin e nuses, Pejë nga ku Arbri publikoi vetëm një foto nga përgatitjet për ditën e madhe.
Ndërkohë që të gjithë janë kurioz se si duket nusja.
Vlera ka zgjedhur të jetë një nuse e thjeshtë, me një fustan që shkëlqen nga bardhësia, por shumë fin, ashtu si të gjithë detajet e tjera.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme priten krushqit nga Kosova në dasmën që do të mbahet në Tiranë nga Arbër Hajdari.